Thaçi: Kosova dhe Kroacia kanë bërë luftë mbrojtëse

26 prill 11:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji List” ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, perspektiven evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Thaçi ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kroacinë.

Ai ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë shumëçka të përbashkëta. Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se sikurse Kosova edhe Kroacia kanë bërë luftë mbrojtëse.

“Edhe ne edhe Kroacia kemi bërë luftë mbrojtëse. Më në fund, jemi bërë shtete të pavarura. Ne i gëzohemi çdo përparimi të Kroacisë, që tash e saj vjet është pjesë e Paktit NATO dhe e BE-së. Besoj që së shpejti do t’i bashkohemi Kroacisë në Paktin NATO dhe në BE”, ka shtuar ai.

Thaçi është pyetur edhe për përfaqësimin e kroatëve në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me këtë, ai ka thënë se do të bëhen ndryshimet e nevojshme Kushtetutës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër…