Thaçi kujton Hafir Shalën: Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndron mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve

05 gusht 2020 | 13:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të rubrikës “Njerëz të paharrueshëm” ka përkujtuar doktorin e orëve të para të UÇK-së, Hafir Shalën.

Thaçi ka thënë se me daljen me daljen publike të UÇK-së, Shala me guxim qytetar dhe përgjegjësi atdhetare ishte aty ku duhej, pranë luftëtarëve të lirisë, duke i shëruar dhe inkurajuar ata.

“Mungesa e dr. Hafir Shalës është plagë e thellë për familjen e tij dhe shoqërinë tonë, ashtu si mungesa e shumë personave të zhdukur nga shërbimi sekret serb dhe segmente tjera të policisë dhe ushtrisë serbe. Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndron mbi gjakun e shumë dëshmorëve, martirëve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

#Njerëztëpaharrueshëm ❤

Doktori i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Shala është i munguar që 22 vjet.

Tërë kapacitetin intelektual dhe shpirtin humanitar, dr. Hafir Shala e vuri në shërbim të popullit, si mjek, në periudhën kur shëndetësia e Kosovës u largua nga institucionet.

Me daljen publike të UÇK-së, dr. Hafir Shala me guxim qytetar dhe përgjegjësi atdhetare ishte aty ku duhej, pranë luftëtarëve të lirisë, duke i shëruar dhe inkurajuar.

Duke qenë në krye të misionit të tij profesional dhe patriotik, dr. Hafir Shala u kidnapua nga strukturat e sigurisë serbe në prill 1998, në rrugë e sipër për të siguruar barnat e domosdoshme për ushtarët e plagosur.

Për fat të keq ende nuk dihet për fatin e mjekut, ish të burgosurit politik të viteve tetëdhjetë të shekullit që shkoi.

Mungesa e dr. Hafir Shalës është plagë e thellë për familjen e tij dhe shoqërinë tonë, ashtu si mungesa e shumë personave të zhdukur nga shërbimi sekret serb dhe segmente tjera të policisë dhe ushtrisë serbe.

Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndron mbi gjakun e shumë dëshmorëve, martirëve dhe qytetarëve tanë.

Emri i doktor Hafir Shalës hyn në radhën e emrave që i bëjnë nder të veçantë kategorisë së të burgosurve politikë dhe mantelbardhëve që u angazhuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Epoka e re/

#Njerëztëpaharrueshëm ❤️Doktori i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, HAFIR SHALA është i munguar që 22…

Publiée par Hashim Thaçi sur Mercredi 5 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas “beIN SPORTS Turkiye”, Lazio vazhdon ta vëzhgojë situatën e…