Thaçi: Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve për liri e pavarësi

21 korrik 2020 | 18:43

Presidenti i vendit Hashim Thaçi,  ka reaguar për vdekjen e biznesmenit Latif Kryeziu.

Thaçi ka thënë se i ndjeri ishte mbështetës i përpjekjeve për liri e pavarësi, si dhe i luftës çlirimtare.

“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media amerikane Huffington Post në një artikull të saj akuzon…