Thaçi: Mbështetja e institucioneve të ShBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi, unike

28 nëntor 2018 | 16:23

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është takuar të mërkurën me senatorin amerikan, Ron Johnson, me të cilën ka biseduar për tema të cilat janë në interes të dy vendeve, me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në Senatin e ShBA-së takova edhe senatorin Ron Johnson, me të cilin biseduam për shumë tema me interes të dy shteteve tona. Është një mbështetje unike e të gjitha institucioneve të ShBA-së për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Takimi me senatorin Ron Johnson

Në Senatin e SHBA-së takova edhe senatorin Ron Johnson, me të cilin biseduam për shumë tema me interes të dy shteteve tona. Është një mbështetje unike e të gjitha institucioneve të SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 28. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Admirali amerikan, James Foggo, komandant i Komandës së Forcave të…