Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i pesë të infektuarve me virusin COVID-19

31 mars 2020 | 21:06

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ndihet i gëzuar me lajmin se janë shëruar pesë pacientë të prekur nga koronavirusi.

“Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën”.

“Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…