Thaçi: Me Grenellin biseduam për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

22 janar 2020 | 22:17

Presidenti Hashim Thaçi ka pasur të mërkurën një darkë pune në Prishtinë me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Ai me Grenellin ka biseduar për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se lidershipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë”, ka deklaruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,…