Thaçi-Mehmeti: Kurti është një gogol, kërkon armiq prandaj sulmon mediat
Gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave dhe gazetarëve.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Kurti vazhdimisht mundohet të gjejë kundërshtarë në mënyrë që ta mbajë gjallë narracionin populist.
Sipas Thaçit-Mehmetit, pikërisht Kurti përdor sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve, kinse për të dalë mirë para qytetarëve.
“Kurti është duke kërkuar një gogol, për shkak se e gjithë politika e tij është narrativë populiste. Ky nuk mundet me udhëheq, kërkon thjeshtë një armik në mënyrë që me sulmu vazhdimisht dhe me dal mirë para opinionit publik dhe normalisht qysh mundet ta bëjë këtë, duke i sulmuar mediat.”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, gazetarja Thaçi-Mehmeti ka folur edhe për ngërçin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
“Kurti e di që edhe ky 34 ditëshi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese nuk do të prodhojë një president, nëse analizojmë vendimin dhe rregulloren e Kuvendit, procedura për zgjedhjen e presidentit ka nisur dhe nuk mund të kthehet në pikën zero. Mundësia e dytë që Kurti synon është dërgimi i sërishëm i rastit në Kushtetuese, nëse mund të futen kandidatë të ri për president”, ka deklaruar Thaçi-Mehmeti.



