Thaçi mirëpret deklaratën e vendeve të Kuintit: Duhet ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

24 mars 2020 | 13:38

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës se lëshuar nga vendet e Kuintit në vendin tonë, lidhur me situatën e fundit të krijuar në Kosovë pas përhapjes së koronavirusit.

Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se në këto rrethana duhet shpallë gjendja e jashtëzakonshme.

“E mirëpres deklaratën e vendeve të QUINT-it që ndajnë të njëjtat kërkesa me ato të mijat për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe përqendrimin në luftën kundër koronavirusit, në vend që kjo të përdoret për betejat politike. Mirëqenia e qytetarëve tanë është thelbësore, kështu që ne duhet të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e koronavirusit e cila ka izoluar pjesën më të…