Thaçi mirëpret ftesën e Grenellit

15 qershor 2020 | 19:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur ftesën e Richard Grenell, për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi me datën 27 qershor.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës.

“Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Serbia janë pajtuar që të pezullojnë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës…