
Thaçi nderon me medalje edhe O’Brienin dhe Grenellin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për këshilltarin e presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien si dhe emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Presidenti Thaçi ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do të kishte qenë e mundur pa energjinë, synimin e qartë, dhe angazhimin direkt, të palëkundur dhe besnik të këshilltarit të Trumpit për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarit special, ambasadorit Richard Grenell. “Në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e tyre, po ashtu kam ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për z. O’Brien dhe z. Grenell, për meritat e tyre të veçanta në arritjen e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington”, ka shkruar Thaçi në fund të letrës së tij drejtuar presidentit të ShBA-ve.
(M.K / Epoka e re)