Thaçi njofton ambasadorët e Kuintit dhe shefen e BE-së në Kosovë për çështjen e mandatarit

15 prill 2020 | 14:24

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të mërkurën ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin ambasadori i SHBA-së, ai i Britanisë së Madhe, i Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Thaçi ka falënderuar të gjitha shtetet për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në përballje me pandeminë e virusit COVID-19 dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat në çdo shtet.

“Të gjithë së bashku jemi duke e luftuar pandeminë dhe duhet të bashkëpunojmë të gjithë, në Kosovë, në rajon dhe në botë”, ka thënë Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka folur edhe për zhvillimet politike dhe kërkesat që ia ka drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar për të propozuar një kandidat për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

“Qytetarët e Kosovës kërkojnë dhe kanë nevojë për një qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të shkaktuara nga pandemia”, është shprehur Thaçi.

Ai ka theksuar se çdo hap që do të ndërmarrë do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, ka thënë se…