Thaçi: Pa luftën e UÇK-së dhe sakrificën e qytetarëve të Kosovës nuk do të lëvizte as bota

11 qershor 2020 | 10:17

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Thaçi ka thënë se këto nderime përçojnë mesazh respekti shtetëror tek të gjithë heronjtë e kombit dhe ata që sakrifikuan në secilën formë gjatë kohës së luftës.

“Përmes këtij nderimi, dërgojmë mesazhin e respektit shtetëror, tek të gjithë heronjtë e kombit, dëshmorët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve. Nderojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit që me pushkë në dorë apo në një formë tjetër rezistencë civile, kontribuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Pa luftën e UÇK-së dhe sakrificën e qytetarëve të Kosovës nuk do të lëvizte as bota”, ka deklaruar Thaçi.

“Rezistenca jonë e drejtë, dhe sakrifica jonë e madhe që u tregua në fushëbeteja dhe kauza demokratike bëri që të kemi krah nesh edhe aletatët tanë SHBA-të dhe BE-në. Ishte një sukses i përbashkët, i papërsëritshëm deri më tani dhe mund të them lirisht që Kosova është e bekuar që kishte në krah SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, por mbi të gjitha ishte e bekuar sepse kishte një unitet të pathyeshëm të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar”, ka deklaruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i ri në Britani ka sjellë në dritë…