Thaçi para ushtarëve të FSK-së: Më shumë se 20 vjet më parë edhe unë isha në uniformë, në atë të UÇK-së

17 shkurt 2020 | 17:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për vizitë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, ai ka mbajtur një fjalim para ushtarëve të Kosovës, ku ka thënë se ndihet krenar me djemtë e vajzat e FSK-së.

“Me punën tuaj jeni bërë institucioni më prestigjioz në përfaqësimin e Kosovës në gara ndërkombëtare krah për krah shteteve demokratike dhe ushtrive moderne. Disiplina, etika dhe profesionalizimi juaj vërehet kudo në Kosovë. Forca e Sigurisë së Kosovës është pasqyra më e mirë e shoqërisë sonë të lirë dhe demokratike”.

Më tutje, Thaçi ka falënderuar të gjitha vendet mike të Kosovës, që e mbështetën vendin në momentet më të vështira të viteve 98-99 si dhe në periudhën e tranzicionit e shtetndërtimit, e që po ashtu ofrojnë mbështetje në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.

“Më shumë se 20 vjet më parë edhe unë isha në uniforme, e bartja uniformën e UÇK-së. Ka qenë nderi më i madh i jetës sime”.

“Sot ju keni një mision fisnik, ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës që u ndërtua me gjak dhe me shumë sakrifica. Unë çdo ditë jam krenar me ju. Ju jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë prodhues i paqes dhe faktor stabiliteti në rajon, përderisa ka theksuar se së shpejti vendi ynë do të jetë pjesë e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Landit në Klevë të Gjermanisë e ka dënuar…