Thaçi pas takimit me Kurzin: E kemi mbështetjen e Austrisë në Interpol

29 maj 2018 | 18:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Austri, të martën ka zhvilluar një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Pas takimit, Thaçi ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e Austrisë për liberalizmin e vizave, Interpolin dhe dialogun me Serbinë.

“Diskutuam për mbështetjen që Austria do t’i jep Kosovës në Interpol, por edhe mbështetjen edhe më të fuqishme për liberalizimin e vizave. Do të ndodhë kjo mbështetje pasi Kosova ka përmbushur 95 kriteret e kërkuar nga Komisioni Evropian. Edhe dialogu që është menduar të fillojë në fund të qershorit apo fillim korrikut do ta ketë mbështetjen nga Austria pasi ky vend e merr kryesimin e BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të jetë proces shumë i vështirë.

“Normalizimi do të jetë proces shumë i vështirë për raporte evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Kosova të vazhdojë të jetë unike në dialog me Serbinë. Spektri politik do të vazhdojë të jetë i përgjegjshëm dhe të punojnë në interesat e shtetit. Kreditë do të jenë për të gjithë, pasi do të jetë finalizim historik për shtetin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Deklaratë për media, pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurz (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 29. Mai 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit, të martën është mbajtur…