Thaçi për Hajrullah Goranin: Ishte mbështetës i UÇK-së dhe simbol i rezistencës

06 korrik 2020 | 20:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-kryetarin e parë të BSPK-së Hajrullah Gorani, i cili ndërroi jetë të hënën pas dite në moshën 89 vjeçare.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi”, shkruan Thaçi.

“Përulem me respekt para mikpritjes, strehimit dhe këshillave shumë të çmuara të profesor Goranit, në ditët më të vështira të ngritjes së rezistencës për liri dhe çlirim.”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ish-kryetarin e parë…