Thaçi për marrëveshjen në Uashington: Ra poshtë konspiracioni, në ShBA nuk kishte thika mbi harta e as ndarje

07 shtator 2020 | 11:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për takimet në Uashington, derisa ka thënë se Amerika dhe administrata Trump ka konfirmuar përkrahjen që ka për Kosovën.

Thaçi ka thënë se në të gjitha takimet që ka zhvilluar këto 4 vite me presidentin Trump, ai i ka folur për Kosovën si një vend dhe popull të mrekullueshëm.

“Mirënjohje për ShBA-të që gjithmonë na kanë qëndruar pranë. Në të gjitha takimet që kam zhvilluar këtë 4 vite me presidentin Trump më ka folur për një vend dhe popull të mrekullueshëm. Javën e kaluar ishte një konfirmim i kësaj përkrahje. Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vite me presidentin Trump, të premten arritëm të formalizohen këtë përpjekje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada. Gjatë këtyre viteve hasëm në akuza pengesa e konspiracione. Me firmosen e marrëveshjes të gjitha këto u treguan të rrejshme”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka thënë se në Uashington nuk ka pasur as thika e as harta siç është diskutuar në vend për ndarje e gjëra të tjera.

Presidenti Thaçi ka thënë se njohja nga Izraeli është hap shumë i rëndësishëm për Kosovës që i paraprinë përpjekjeve të gjata që ka bërë politika e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli danez Christian Eriksen duket se nuk po arrin të…