
Thaçi për vizitën në spital te babai: U ndjeva i pafuqishëm, nuk mund t’i ndalja lotët
Ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste në Rubikon ka treguar momentin kur u takua për herën e fundit me babin, shkruan Periskopi.
Thaçi u shpreh se në ato momentu kur e vizitoi në spital u ndje i pafuqishëm dhe i mundur emocionalisht.
“Nxitimthi do të gjendem në dhomën ku ishte vendosur babai, ishte duke më pritur me padurim, ashtu i shtrirë përqafohemi gjatē me aq fuqi që i kishte mbetur, dukej i buzëqeshur, i emocionuar, thellësisht i prekur shpirtërisht. Unë u ndjeva i pafuqishëm dhe i mundur fizikisht dhe emocionalisht. Pandehja se do të qëndroja i fortë, por jo nuk mund t’i ndalja lotët. Që tē dukesha më i freskët shpejt shkova në banjo ku fshiva lotët duke pastruar fytyrën. Zoti më dha forcë për të perballuar ato momente. Në dhomë ishin edhe nëna dhe Lumja. Nëna ulur nẽ karrigen me rrota dhe ngjitur me shtratin me babain shtrirë”, tha ish-presidenti Thaçi