Thaçi përfundon fjalën përmbyllëse: Akuzat nuk qëndrojnë, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë!
18 shkurt 2026
| 14:54
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar fjalët në seancën e sotme në Hagë.
Në fund të deklarimit të tij, Thaçi ka pasur vetëm një lutje.
Ai ka thënë se vendimi i Speciales duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
“Provat e bëjnë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë dhe i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”, ka përfunduar Thaçi.



