Thaçi rrëfen nga Haga: Me babain e theva konfidencialitetin, i tregova për datën e shpalljes së pavarësisë
24 korrik 2025| 21:03
Në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova, Thaçi nga Haga ka folur për marrëdhënien e tij me prindërit. Ai zbuloi se ia kishte thënë tri a katër ditë para se të shpallet pavarësia e Kosovës, babait të tij.
“Me babain kisha thyer konfidencialitetin për mosbërjen publike të ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Vetëm tri apo katër ditë para së dielës së 17 shkurtit 2008, gjatë bisedës tonë të rregullt të mëngjesit në telefon, më pyeti: ‘Kur po kryhet kjo puna e madhe?’ – dhe i thashë: ‘Me kismet të dielën pasdite’.
Nuk kisha bërë asgjë të gabuar. Ai ishte bashkëluftëtari im që nga orët e para. E dija se nuk do t’ia tregonte askujt.
Prindërit ishin të parët që më uruan në telefon, pak çaste pas shpalljes së pavarësisë: ‘Përhajr dhe e gëzofshim’,” ka thënë ai në një intervistë për Klan Kosova.