Thaçi: S’do të ketë diskutime për integritetin e shtetit të Kosovës, të mos përhapen dezinformata

16 qershor 2020 | 11:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ftesa e ShBA-së për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë është hap përpara për Kosovën.

Thaçi ka thënë se në këtë marrëveshje me Serbinë, nuk do të ketë shkëmbim të territorit dhe nuk do të cenohet sovraniteti i vendit.

“E them në mënyrë të hapur, se në asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush, as në Uashington të cenojë integritetin territorial të vendit. Ftoj të gjithë, që të mos përhapim dezinformata për shkëmbim të territoreve. S’ do të ketë as diskutim për integritetin e shtetit të Kosovës”.

“Kosova shkon si shtet i pavarur dhe sovran dhe si një vend unik me një politikë shumë të qartë”, është shprehur Thaçi në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet e…