
Thaçi shkon për ngushëllime në familjen Kryeziu
24 korrik 2020
| 12:01
Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar sot për ngushëllime te familja Kryeziu, me rastin e vdekjes së biznesmenit Latif Kryeziu.
“Isha për ngushëllime në familjen Kryeziu për ta ndarë dhimbjen së bashku, pas vdekjes së biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Për kontributin e tij në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pas vdekjes, për z. Kryeziu ndava Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)