Thaçi takohet me Johnsonin, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

13 mars 2018 | 20:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht për perspektivën evropiane të dy vendeve. Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se Shtetet…