Thaçi takohet me Limajn, diskutojnë taksën ndaj Serbisë

03 dhjetor 2018 | 13:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Burime të “Klan Kosovës” kanë bërë me dije se dyshja kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Takimi është zhvilluar në presidencë.

Presidenti gjatë ditës pritet ta takojë edhe komisionarin evropian, Johannes Hahn, i cili do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina arriti të mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e…