Thaçi takohet me Trumpin

25 shtator 2019 | 14:43

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, cili po qëndron në Nju Jork, është takuar me presidentin e ShBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump.

“Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

“Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket e pabesueshme, por është e vërtet se ish-ylli i…