Thaçi takon ish-udhëheqësit e UÇPMB-së: Bashkimi i Luginës, ëndërr e çdo shqiptari

28 qershor 2019 | 17:33

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të premten në takim disa prej ish-udhëheqësve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).

Ai ka thënë se është duke punuar për ta bashkuar Luginën e Preshevës me Republikën e Kosovës.

Sipas Thaçit, kjo është ëndërr e çdo shqiptari që jeton në luginë.

“Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që…