 
                    Thaçi: Tani presioni ndërkombëtar të drejtohet nga Serbia
                06 qershor 2020
                |  11:29
            
        Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Sipas tij, këtë masë Serbia deri më sot e ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
“Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”.
(V.Z / Epoka e re)
https://www.facebook.com/215598455177188/posts/3863038250433172/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        