Thaçi: Të respektohen datat e shënuara të komuniteteve

06 qershor 2018 | 14:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka shënuar progres të dukshëm në ndërtimin e raporteve të mira ndëretnike në mes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se këtë muaj të gjitha komunitetet e Kosovës kremtojnë ditë dhe data të shënuara, duke shtuar se këto data duhet të respektohen nga të gjithë dhe të dënohet çdo cenim apo përpjekje për të penguar shënimin e tyre.

“Kosova ka shënuar progres të dukshëm në ndërtimin e raporteve të mira ndëretnike në mes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. Bashkëjetesa dhe toleranca kanë qenë, janë dhe do të mbesin virtyte të shoqërisë sonë. Por, janë shqetësuese edhe ato pak incidente ndëretnike që janë shënuar në ditët e fundit. Këtyre sjelljeve duhet t’ua ndalim rrugën menjëherë dhe të mos lejojmë që të bëhen të pranueshme në shoqërinë tonë. Në muajin qershor, të gjitha komunitetet e Kosovës kremtojnë ditë dhe data të shënuara. Këto duhet të respektohen nga të gjithë dhe të dënohet çdo cenim apo përpjekje për të penguar shënimin e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka kërkuar nga institucionet e rendit dhe sigurisë që të kenë kujdes të shtuar në marrjen e të gjitha masave për parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm gjatë këtyre manifestimeve.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, ka vizituar fabrikën…