Thaçi u lajmërua nga Haga. Në vend të reflektimit, dëgjojmë sharje, fyerje e përbuzje. UÇK-ja ishte e vetmja dritare e shpresës

25 korrik 2025 | 15:57

Shkruan: Donjetë Maloku

Thaçi u lajmërua nga Haga dhe në vend të reflektimit, dëgjojmë sharje, fyerje e përbuzje. Shahet Limaj. Shahet Haradinaj. Përditë përbuzet edhe emri i shenjtë i familjes Jashari familje që nuk dha vetëm një jetë, por gjithë historinë e vet për këtë liri, familja Selimi e çka nuk u tha për djalin e Sali Çekajt se mori një grusht vota në mërgatë.
Po, ata nuk ishin të përkryer, e dimë të gjithë njëjtë sikur tash që preken edhe rezervat e shtetit dhe ne heshtim përball kësaj, qeshim me protestën e një avokati.. dhe në fund të ditës kurrgjë kurrkujt..
Por një gjë është e sigurt: kur erdhi koha me zgjedh mes jetës dhe lirisë, ata zgjodhën lirinë. Dhe kjo nuk harrohet. E vetmja dritare e shpresës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ndërkohë, ata që u koordinuan me Radoiçiqin për pensionet e veteranëve të UÇK-së, u shpërblyen me mijëra vota.
Çfarë jemi bërë? A kemi humbur plotësisht ndjesinë për drejtësi, për mirënjohje, për dallimin mes sakrificës dhe hipokrizisë politike?
Kjo nuk është vetëm krizë politike. Kjo është krizë morali dhe kujtese.
Në çdo vend normal, ata që kontribuuan për shtetin nuk idealizohen, por as përbuzen. Respektohen. Sepse pa ta, nuk do të kishim as flamur, as kushtetutë, as këtë liri që sot po e përdorim për të sharë ata që e sollën.
Të kesh mendim ndryshe është e shëndetshme. Por të humbasësh mirënjohjen ndaj atyre që u flijuan për këtë vend është rrezik për vetë shtetin.
Kosova nuk ndërtohet mbi harresë e përbuzje. Ajo rritet mbi kujtesë, sakrificë dhe drejtësi.
Dhe ju lutem!!!
Ky nuk është një status partiak. Nuk mbroj asnjë ngjyrë politike, por një të vërtetë kombëtare se ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, meritojnë respekt.
Boll vjellët vrerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në…