Thaçi uron Italinë për Ditën e Republikës

02 qershor 2020 | 18:06

Sot Italia ka festuar Ditën e Republikës. Në këtë ditë nuk ka munguar as urimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka dërguar urimet më të mira për Italinë dhe popullin mik italian.

Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se mendimet tona të para shkojnë tek viktimat e Covid-19 dhe familjeve të tyre.

“Me rastin e Ditës së Republikës në Itali, i dërgoj urimet dhe urimet më të ngrohta për Italinë dhe popullin italian. Mendimet tona të para shkojnë te viktimat e COVID-19 dhe familjeve të tyre. Kosova qëndron pranë Italisë pasi Italia gjithmonë qëndronte pranë nesh. Buona Festa della Repubblica” ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando, një ditë më parë ka njoftuar se të gjitha aktivitetet me rastin e shënimit të kësaj dite janë anuluar për nder të viktimave nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën…