Thaçi uron Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së

03 janar 2020 | 16:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së.

“Zagrebi është zëri i Ballkanit në Bruksel, prandaj i mirëpresim këta gjashtë muaj të ardhshëm. Zotimi i Kroacisë për të organizuar Samitin e Zagrebit në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”

Ai ka thënë se Kosova pret që edhe më zëshëm të kërkohet të përmirësohet padrejtësia që po i bëhet, duke mos marrë vendimin e merituar për heqjen e regjimit të vizave.

“Marrëdhënia me BE-në duhet të ndërtohet mbi besim dhe respekt të ndërsjellë. Ky pres të jetë mesazhi i Kroacisë për BE-në në këta muaj të kryesimit të Këshillit”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për…