Thaçi uron Shqipërinë për marrjen e presidencës së OSBE-së

09 janar 2020 | 14:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar sot Shqipërinë për marrjen e kryesimit të OSBE-së për vitin 2020.
Në profilin e tij në “Twitter”, ai ka shkruar që se bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama do të punojnë për të çuar përpara misionin e përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur për të parë një listë gjithëpërfshirëse të përparësive që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”, ka shkruar Thaçi.

Sot, zyrtarisht Shqipëria ka marr kryesimit e Presidencës së OSBE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore (BB), në raportin për Prospektet Ekonomike, thotë se…