Thaçi uron shqiptarët për pavarësi: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht
28 nëntor 2025
| 12:02
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit gjatë një seance në Hagë ku po gjykohet.
Ai kërkoi fjalën për ta shprehur pakënaqësinë e tij me caktimin e seancës pikërisht në këtë ditë, duke thënë se çdo shqiptar sot feston e kujton.
Në fund të fjalës së tij, Thaçi tha se beson që nëntorët e tjerë do t’i festojnë bashkërisht.
“Nuk më mbetet tjetër që t’i uroj shqiptarët që të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”.



