
Thaçi viziton varrin e Isa Boletinit: Luftërat e tij ishin frymëzim për ne
29 korrik 2020
| 10:33
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se luftërat e Boletinit kanë qenë frymëzim në luftën çlirimtare.
“Luftërat e Isa Boletinit për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë ishin frymëzim për luftën tonë të drejtë dhe të pastër për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi për të gjithë heronjtë kombëtarë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.