Thaçi: VLEN-i është krijesë e VMRO-s, projekti është për shkatërrimin e shqiptarëve

14 tetor 2025 | 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të Veriut, Menduh Thaçi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se VLEN-i është krijesë e VMRO-s.

Sipas tij, ky është një projekt siç u shpreh, për shkatërrimin e organizimit politik të shqiptarëve.

“E para VLEN-i jo që e mbështet VMRO-n, por VLEN-i është krijesë e VMRO-s, për të qenë më korrekt”, e akademisë së shkencave, e një tendence të maqedonasve në 20 vitet e fundit për shqiptarët, për të shkatërruar organizimin e tyre politik dhe për të bërë nja 300 parti, ky është projekti”, u shpreh tutje Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Shkumbin Kajtazi, e ka cilësuar problematike vizitën e kryeministrit…