Thaçi: Zgjedhjet në ShBA janë të rëndësishme për mbarë botën

03 nëntor 2020 | 14:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar amerikanët për një ditë të qetë të zgjedhjeve presidenciale.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se dita e zgjedhjeve në ShBA është e rëndësishme për amerikanët, por edhe për kombet në mbarë botën, raporton “Epoka e re”.

“Dita e Zgjedhjeve në ShBA është e rëndësishme për amerikanët por edhe për kombet në mbarë botën po ashtu. Kosova beson në themelet e forta demokratike të Amerikës të cilat kanë qenë një shtyllë e stabilitetit global. Në emër të popullit të Kosovës, u uroj një Ditë të Zgjedhjeve të qetë të gjithë amerikanëve”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi më në formë i Superligës së Kosovës në futboll,…