Thaqi: Ky ekip i Ballkanit është ndërtuar për të arritur suksese të mëdha

27 dhjetor 2020 | 16:22

Armend Thaqi pranoi çmimin e lojtarit më të mirë të Superligës për vitin 2020 në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit” të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Mbrojtësi i krahut ishte spektakolar gjatë vitit që lëmë pas duke arritur të kontribuojë në 27 prej golave të skuadrave të tij, Ballkanit dhe Prishtinës. Ai gjatë këtij viti shënoi 6 herë dhe asistoi në plot 21 raste.

Në një bisedë për “Gazetën Olle”, Thaqi tregon synimet e tij dhe të skuadrës për vitin 2021.

“Synimet janë që të kemi paraqitje sa më të mira dhe t’i ndihmojë ekipit gjatë gjithë kohës me potencialin tim të plotë”, ka thënë Thaqi.

“Evropën e kërkojmë në bazë të asaj që tregojmë në fushë dhe normalisht pasi që dihet se skuadra është krijuar dhe ndërtuar për të arritur suksese sa më të mëdha. Gjithmonë ka hapësirë për përmirësime dhe gjithmonë mundohem të jap më të mirën për të vazhduar me rezultatet e mira dhe për të mbajtur ritmin e paraqitjeve pozitive, normalisht që synoj të bëjë akoma më mirë si në fazën ofansive edhe në atë defansive”, ka shtuar Thaqi.

Suharekasit për momentin gjenden në pushime, teksa skuadra do të bëjë edhe një mini-revolucion që ka filluar me shkarkimin e Ismet Munishit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kandidati për…