‘The Independent’ pas deklaratave përmbyllëse të Thaçit në Hagë: U paraqit si burrë shteti dhe paqebërës

19 shkurt 2026 | 11:53

“Ish-presidenti i Kosovës u paraqit të mërkurën si burrë shteti dhe paqebërës, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve ndërkombëtarë ta shpallin të pafajshëm për akuza që ai i quajti të pabazuara”. Kështu ka filluar artikulli i gazetës britanike, “The Independent”, kushtuar fjalës përfundimtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Prestigjiozja britanike ka komentuar edhe atmosferën në galerinë e vizitorëve, duke thënë se disa u afruan tek xhami që ndan sallën për ta përshëndetur me dorë Thaçin, para se të qortoheshin nga rojet e sigurisë. Në artikull përmendet edhe një burrë që fshiu lotët ndërsa Thaçi po fliste.

Në pjesën tjetër të artikullit, gazeta me bazë në Londër ka shkruar për historikun e rastit të Gjykatës Speciale kundër Thaçit dhe të tjerëve, ndërsa ka përmbledhur edhe historikun e shtetësisë së Kosovës.

Ajo ka përmendur kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënim maksimal ndaj krerëve të UÇK-së, akuzat që rëndojnë mbi ta, kërkesën e Thaçit për verdikt të pafajësisë, deklaratat fyese të prokurorisë ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë, si dhe protestën gjithëkombëtare që është mbajtur Ditën e Pavarësisë në mbështetje të të akuzuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka…