The Telegraph: Miliona mina në kufijtë e Evropës – një “Perde e re e Hekurt”

24 qershor 2025 | 22:32

Nga Lapland-i në veriun e lartë të Finlandës deri në provincën e Lublin-it në Poloninë lindore, një perde e re dhe shpërthyese e hekurt është gati të bjerë në të gjithë Evropën, shkruan gazeta britanike The Telegraph.

Sipas saj, secili vend i NATO-s përgjatë kësaj vije ka vendosur që pengimi i pushtimit rus kërkon një masë mbrojtëse që dikur do të kishte qenë e pakonceptueshme, miliona mina tokësore.

Kjo armë konsiderohej më parë aq e neveritshme saqë pjesa më e madhe e botës u përpoq ta ndalonte përgjithmonë.

Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë njoftuar se do të largohen nga Konventa e Ottawa-s e vitit 1997, e cila ndalon minat tokësore kundër personelit.

Më vonë në qershor, të pesë shtetet pritet t’i japin Kombeve të Bashkuara një njoftim zyrtar për tërheqjen e tyre, duke u lejuar atyre të prodhojnë, grumbullojnë dhe vendosin municione të tilla nga fundi i vitit.

Së bashku, ato ruajnë 2 mijë e 150 milje të kufirit të NATO-s me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Planifikuesit ushtarakë tashmë po përcaktojnë se cilat hapësira pyjore dhe liqenore evropiane do të mbilleshin me këto pajisje vdekjeprurëse, të ngarkuara me eksplozivë të fuqishëm dhe copëza metalike, nëse Vladimir Putin do të grumbullonte forcat e tij kundër aleancës.

Nga të gjitha vendet që tani do të pajisen me mina tokësore, pozicioni i Lituanisë është ndoshta më i ndjeshmi.

Më i madhi nga shtetet baltike, duhet të mbrojë dy kufij armiqësorë që arrijnë në total 450 milje: me Bjellorusinë në lindje dhe enklavën ruse të Kaliningradit në perëndim.

Pasojat e çdo vendosjeje kërcënojnë të jenë afatgjata. Në vitin 2023, të paktën 2 mijë njerëz u vranë nga minat tokësore në të gjithë botën, nga të cilët 84 për qind ishin civilë dhe një e katërta ishin fëmijë.

Armët vazhdojnë të prekin vende si Angola, ku lufta civile përfundoi më shumë se 20 vjet më parë, Kamboxhia, Afganistani si dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me shkallë 3.5 shkallë Rihter ka ndodhur më…