
Thellohen raportet Kosovë – Israel
E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka pritur në ambasadë deputetin izraelit, Zvi Hauser.
Ajo ka thënë se kanë rënë dakord që të thellohet partneriteti në mes të dy shteteve që së fundi vendosen marrëdhëniet diplomatike si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit.
Demiri ka njoftuar se në mes të Kosovës dhe Izraelit do të krijohet edhe një grup parlamentar i miqësisë.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, kisha nderin të prisja anëtarin e Knesset, Zvi Hauser. Ne kishim një bisedë të ngrohtë miqësie dhe u pajtuam që të thellojmë partneritetin mes Kosovës dhe Izraelit, përfshirë edhe një grup parlamentar kosovar-izraelit”.
At the Embassy of the Republic of #Kosova in Jerusalem, I had the honor of hosting the MP in #Israel's Knesset, @ZviHauser. We had a warm, friendly conversation and we agreed to deepen the 🇽🇰-🇮🇱 partnership, including through a 🇽🇰-🇮🇱 parliamentary friendship group. pic.twitter.com/3m1NMIvvoR
— Ines Demiri (@InesDemiri1) March 31, 2022