Themelohet komisioni për energjinë për periudhën 2006-2022

17 maj 2022 | 14:38

Është themeluar sot Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Ky komision, i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka në përbërje Hajdar Beqën nga radhët e PDK-së si kryesues dhe Armend Mujën nga LV-ja si zëvendëskryesues.

Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision i takojnë tre anëtarë të cilët janë Haki Abazi, Arbër Rexha dhe Halit Thaçi.

Partisë Demokratike të Kosovës i takon një anëtar i cili është Rashit Qalaj ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës i takojnë dy anëtarë e që janë Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi.

Nga një anëtar i takojnë AAK-së që në këtë komision përfaqësohet nga Time Kadrijaj, Grupit Multientik që përfaqësohet nga Duda Balje dhe Listës Serbe që përfaqësohet nga Lubinko Karagiq.

Ndërsa dje është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë, është shpëtuar nga…