Themelohet nëndega e PDK-së në Bassano Del Grappa të Italisë, Reçica: Po zgjerohemi

05 shkurt 2023 | 11:43

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica së bashku me deputetin Enver Hoxhaj dhe nënkryetaren Vlora Çitaku ishin në Bassano Del Grappa të Italisë, ku themeluan një nëndegë të kësaj partie.

“Së bashku me Vlorën, Enverin dhe Sadriun, të prirë nga kryetari i Këshillit Patriot Krasniqi, në prezencë të bashkëveprimtarëve dhe atdhetarëve të shquar e të devotshëm u themelua Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Bassano Del Grappa të Italisë. Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Sahit Topalli, gjithashtu u votua edhe kryesia e nëndegës”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po zgjerohet dhe po fuqizohet në Itali.

“Jemi duke punuar vazhdimisht që të jemi sa më afër mërgimtarëve tanë, me qëllim të përfaqësimit sa më të madh të mërgatës tonë në jetën politike, dhe bashkërisht të angazhohemi për një Kosovë të zhvilluar dhe një PDK të fortë. Kuvendin e përcollën dhe e përshëndetën duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese përfaqësuesja e shoqatës ‘Zëri i Atdheut’ profesoresha znj. Rajmonda Deda si dhe përfaqësuesi i shoqatës ‘Bashkimi Kombëtar’ profesor Ragip Thaçi”, ka shkruar deputeti Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm, Skënder Hyseni, ka thënë…