Theren me thikë dy persona në Pejë

17 tetor 2018 | 21:39

Një përleshje mes dy personave në Pejë ka përfunduar me therje thike. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20 në afërsi të stadiumit të qytetit. “Në orën 18:20, policia ka marrë informatën për një përleshje mes dy personave te stadiumi i qytetit në Pejë.

Nga kjo përleshje të dy personat janë therur me thikë mes vete, ku të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe njëri nga ta është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.

Ai ka treguar se të lënduarit sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë.

Rugova ka theksuar po ashtu se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./ Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Qosja Fjalori i ashtuquajtur Enciklopedik i Kosovës është përmbledhje…