Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar
23 nëntor 2025
| 08:48
Dy të mitur janë therur me thikë në Prishtinë të shtunën nga një i dyshuar.
Siç bënë të ditur Policia, të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman në QKUK, ndërkaq i dyshuari tjetër është arrestuar.
“Dy të dyshuar të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



