Therën me thikë një person në Klinë, arrestohen të dyshuarit

15 korrik 2025 | 14:45

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Shtytje në vrasje të rëndë”.

Ata dyshohet se e kanë therë me thikë një person në Klinë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar pёr veprat penale “ Vrasje e rёndё e mbetur nё Tentativё” dhe “Shtytje nё vrasje tё rёndё”

Pejë, 15 korrik 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me datë 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinё, se njё person ёshtё i lënduar me mjet tё mpreht (thikё), i cili ёshtё dёrguar ne Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, ne vendin e ngjarjёs nuk janё hasur tё dyshuarit, tё njëjtit janё kontaktuar nga hetuesit dhe janё paraqitur nё Stacionin Policor nё Klinё rreth orёs 23:10.

Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr veprat e lartёcekura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, ka thënë…