May i mbijeton votëbesimit

12 dhjetor 2018 | 22:44

Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka mbijetuar votëbesimit që është organizuar nga konservatorët e Partisë së saj, Tory.

Ajo ka fituar 200 vota në favor të saj, në krahasim me 117 vota tjera kundër.

Për të fituar këtë proces, asaj i janë dashur 159 vota, apo gjysma e deputetëve parlamentarë, plus një tjetër votë.

Gjatë një takimi me deputetët, May ka thënë se nuk do të udhëheqë partinë e saj në zgjedhjet e reja.

Pas kësaj fitoreje, lidershipi i saj në krye të partisë qeveritare nuk mund të sfidohet së paku një vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Pas Lidhjes Shqiptare të Prizerenit e kryengritjes gjithepopullore…