Theret me thikë një burrë në Pejë, arrestohet i dyshuari

13 korrik 2025 | 10:17

Një burrë është arrestuar në rrugën “Nënë Terezë” në Pejë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një person.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa me i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 17:20.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte therur me thikë viktimën m/k. Viktima është dërguar në për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy burra janë arrestuar në Gërqinë të Gjakovës, pasi dyshohet…