Theret me thikë një person në Prishtinë

09 shtator 2025 | 16:00

Një person është therur me thikë pasditen e sotme në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka deklaruar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Pllana ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimin lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të…