Theret një person në Podujevë, Policia jep detaje

02 shtator 2025 | 17:36

Pasditen e sotme, një person është therur në Podujevë dhe është transportuar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, ka thënë për Nacionalen, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Milazim Krasniqi e ka përkrahur propozimin e ish-deputetit Zafir…