
Theret një person në Prishtinë
09 korrik 2025
| 16:02
Një rasti i therjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se kjo po cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.