Thiago: Mane është i pabesueshëm

17 prill 2022 | 17:59

Reprezentuesi spanjoll, Thiago Alcantar, ka lavdëruar Sadio Mane.

Sadio Mane është një lojtar kyç i Liverpoolit, se është i tillë e dëshmoi edhe ndaj Manchester City në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupë, ku shënoi dy gola në fitoren 3:2 të ‘Reds’.

Ishte Thiago i cili për portalin zyrtar të klubit, e lavdëroi senegalezin.

“Mane është një luftëtar shumë teknikë. Ai është i pabesueshëm”, ka thënë Thiago.

Mane këtë sezon në të gjitha garat ka gjithsej 41 paraqitje për Liverpoolin, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse kanë kaluar 23 vjet nga masakra e tmerrshme e…